Gjimnazi "Perikli Ikonomi", ndryshe - Gjimnazi i Ri, në qytetin e Fierit prej vitit 1984

Këndi i njoftimeve

Në krye njoftimi më i ri

Përzgjedhja e teksteve për vitin shkollor 2024-2025
15.04.2024

Njoftohen ekipet lëndore, prindërit dhe të interesuarit se përzgjedhja e teksteve për vitin shkollor 2024-2025 do të zhvillohet në mjediset e shkollës në datën 18 prill 2024, prej orës 13.00.

Ftohen të marrin pjesë edhe prindërit e interesuar (pa të drejtë vote). Katalogu i teksteve për gjimnazin (ekstrakti i katalogut) dhe urdhri i MAS për procesin e përzgjedhjes së tyre mund të shkarkohen në këtë link:

(Urdhri dhe katalogu 2024-2025)



Njoftim për datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2024
22.12.2023

Datat e provimeve të maturës 2024 janë:

Gjuhë e huaj: 3 qershor 2024

Gjuhë shqipe dhe letërsi: 10 qershor 2024

Matematikë: 18 qershor 2024

Lënda me zgjedhje: 24 qershor 2024

Matura Shtetërore 2024 zhvillohet mbështetur në rregulloren e re dhe udhëzimin për organizimin e provimeve:

(Rregullorja e provimeve të Maturës Shtetërore)

(Udhëzimi për Maturën Shtetërore 2024)

Suksese të gjithë maturantëve!



27.10.2023

Njoftim për datat e olimpiadave

MAS ka publikuar datat e zhvillimit të olimpiadave kombëtare për vitin shkollor 2023-2024

(klikoni linkun për të lexuar urdhrin e MAS)

Nxënësit e interesuar për të marrë pjesë të kontaktojnë me mësuesin e lëndës.



08.09.2023

Të dashur nxënës!

Ditën e hënë, më 11 shtator fillon viti shkollor 2023-2024. Personeli i shkollës ju uron suksese në këtë vit të ri. Në linkun e mëposhtëm do të gjeni orarin e mësimeve. Shumë prej jush janë grupuar në klasa të reja, sipas preferencave të lëndëve me zgjedhje që keni deklaruar në muajin maj. Ditën e parë të shkollës, para se të hyni në shkollë, mësuesit kujdestarë do të lexojnë listat e nxënësve të secilës klasë.

Orari i mësimeve

Ndërsa nxënësit e klasës së dhjetë, të regiistruar nëpërmjet portalit e-Albania, do të grupohen në klasa paralele si në këtë listë (klikoni):

Ndarja e nxënëve në paralelet e klasave X



Njoftim për sesionin e vjeshtës
30.08.2023

Njoftohen nxënësit që kanë mbetur në 1 ose 2 lëndë për provim në vjeshtë (në sesionin e dytë të vitit shkollor 2022-2023) se datat e provimeve janë:

Gjeografi - e hënë, data 4 shtator 2023, ora 10.00

Matematikë - e mërkurë, data 6 shtator 2023, ora 10.00

Kimi - e hënë, data 4 shtator 2023, ora 10.00

Për nxënës që mungojnë me arsye të dokumentuara, data rezervë e provimit është të enjten, 7 shtator 2023, ora 10.00.



Njoftim për rihapjen e sistemit për regjistrimet dhe transferimet e nxënësve
18.08.2023

Të nderuar prindër! Ju njoftojmë se regjistrimet e reja për klasën X dhe transferimet e nxënësve të klasave XI dhe XII kryhen vetëm nëpërmjet portalit e-Albania.al në datat 21 gusht deri në 1 shtator 2023. Për këtë prindërit duhet të hyjnë në llogarinë e tyre në portal, të bëjnë aplikim për transferim (kur dëshirojnë që fëmija e tyre të pranohet në këtë gjimnaz apo të largohet për në shkollë tjetër). Veprimet më pas do të kryhen nga administratori i sistemit. Në çdo rast kur keni vështirësi për të kryer veprimet në e-albania, personeli në shkollë është i gatshëm t'ju ndihmojë.



21.08.2023

Të nderuar nxënës dhe prindër!

Prej datës 28 gusht nxënësit duhet të pajisen me tekstet shkollore, sipas listës së shpallur fillimisht në mjediset e shkollës. Këtë listë me tekstet sipas klasave, me emrat e botuesve dhe çmimet (pa TVSH), si edhe me listën e nxënësve sipas klasave 11 dhe 12, mund ta lexoni edhe duke klikuar në linkun:

Lista e teksteve shkollore për klasat 10, 11, 12 dhe nxënësve të ndarë sipas preferencave në klasat e 11-a dhe 12-a

Vini re! Për klasat e 10-a lista e teksteve është e njëjtë për të gjithë nxënësit, ndërsa për klasat e 11-a dhe 12-a secila paralele ka listën e vet të teksteve, shoqëruar me listën e nxënësve të çdo klase, sipas preferencave që kanë shprehur më parë. Para se të blini tekstet shkollore, verifikoni në cilën klasë do të jeni në vitin shkollor 2023-2024, më pas gjeni në tabelë titujt e teksteve sipas klasës, emrin e shtëpisë botuese, llojin e tekstit (digjital ose jodigjital) dhe çmimin (i cili jepet pa TVSH-në).

Meqenëse shkolla monitoron ecurinë e pajisjes së nxënësve me tekste, ju lutemi deklaroni tekstin që keni blerë ose që nuk e keni gjetur në treg, duke klikuar këtë link:

Deklarimi për furnizimin me tekste shkollore nga data 28 gusht deri në 10 shtator

Në fund të listave të teksteve dhe nxënësve, për transparencë kemi bashkëngjitur edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave, udhëzimin, urdhrin e ministrisë dhe katalogun zyrtar të teksteve për vitin shkollor 2023-2024. Nxënësit që përfshihen në rastet e trajtuara nga shteti me libra falas, sipas kategorive të përshkruara në Vendimin e KM, të paraqiten në drejtorinë e shkollës çdo ditë pune, duke filluar nga data 28.08.2023.

Suksese të gjithë nxënësve në vitin e ri shkollor!



Njoftim për rihapjen e sistemit për regjistrimet dhe transferimet e nxënësve
18.08.2023

Të nderuar prindër! Ju njoftojmë se regjistrimet e reja për klasën X dhe transferimet e nxënësve të klasave XI dhe XII kryhen vetëm nëpërmjet portalit e-Albania.al në datat 21 gusht deri në 1 shtator 2023. Për këtë prindërit duhet të hyjnë në llogarinë e tyre në portal, të bëjnë aplikim për transferim (kur dëshirojnë që fëmija e tyre të pranohet në këtë gjimnaz apo të largohet për në shkollë tjetër). Veprimet më pas do të kryhen nga administratori i sistemit. Në çdo rast kur keni vështirësi për të kryer veprimet në e-albania, personeli në shkollë është i gatshëm t'ju ndihmojë.



Njoftim për datat dhe qendrën e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2023
14.8.2023

Datat e provimeve të sesionit të dytë janë:

Gjuhë e huaj: 21 gusht 2023

Gjuhë shqipe dhe letërsi: 25 gusht 2023

Matematikë: 30 gusht 2023

Lënda me zgjedhje: 4 shtator 2023

Provimet do të zhvillohen në mjediset e gjimnazit "Janaq Kilica" dhe fillojnë në orën 10:00 të ditës përkatëse, me kohëzgjatje 2 orë e 30 minuta secili. Maturantët që do të marrin pjesë, duhet të paraqiten një orë e 30 minuta më herët, sipas rregullores.

Në datat 14 dhe 15 gusht, nga ora 8:00 deri në orën 16:00, të interesuar të tjerë mund të regjistrohen në sistemin e maturës me formularin A1Z.

Suksese të gjithë maturantëve!



Rezultatet e provimit me zgjedhje, 19 qershor 2023
26.6.2023

Rezultatet e provimit të maturës në lëndët me zgjedhje:

(klikoni linkun)



Rezultatet e provimit të detyruar të matematikës, 13 qershor 2023
23.6.2023

QSHA ka publikuar rezultatet e provimit të matematikës, matura 2023:

Rezultatet për maturantët tanë (klikoni linkun)



Njoftim për vlerësim dosjesh të disa mësuesve, për efekt lëvizjeje paralele
20.6.2023

Drejtoria e shkollës, në vijim të procesit rutinë të planifikimit paraprak për vitin shkollor 2023-2024, ka nisur procedurën për vlerësimin e dosjeve dhe performancës së disa mësuesve, të cilët mund të mos plotësohen me ngarkesë mësimore, nëse nuk arrihet numri i duhur i regjistrimeve të nxënësve të rinj. Ky proces mbështetet në udhëzimin nr. 12, datë 10.6.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë””, i ndryshuar (klikoni mbi titullin për ta shkarkuar), për efekt lëvizjeje paralele të detyrueshme.

Për këtë:

1. Njoftohen mësueset e profilit histori-gjeografi (sipas diplomës) për të plotësuar dosjen personale me dokumente të reja të vlefshme për vlerësim me pikë në shtojcën 2.1 të udhëzimit të mësipërm, duke i dorëzuar ato në sekretarinë e shkollës deri në orën 14.00 të datës 23 qershor 2023.

2. Njoftohet këshilli i prindërve se në datën 26 qershor 2023, ora 12.00, në mjediset e shkollës do të zhvillohet vlerësimi prej prindërve i performancës për 3 mësues.



Rezultatet e provimit të detyruar të gjuhës shqipe dhe letërsisë, 7 qershor 2023
18.6.2023

MAS ka bërë publike rezultatet e provimit të maturës 2023 në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë:

Rezultatet për maturantët e shkollës sonë (klikoni linkun)



Rezultatet e provimit të detyruar të gjuhës së huaj, 1 qershor 2023
10.6.2023

QSHA ka publikuar rezultatet e provimit të parë të maturës 2023, gjuhë e huaj:

Rezultatet për maturantët e shkollës sonë (klikoni linkun)



Përzgjedhja e teksteve për vitin shkollor 2023-2024
24.4.2023

Njoftohet këshilli i mësuesve të shkollës, prindërit dhe mediat e interesuara se përzgjedhja e teksteve shkollore për vitin 2023-2024 do të zhvillohet në mjediset e shkollës në datën 26 prill 2023, prej orës 13.00.

Ftohen të marrin pjesë edhe prindërit e interesuar (pa të drejtë vote), si edhe përfaqësues të mediave (të cilët duhet të prezantohen zyrtarisht). Katalogu i teksteve shkollore të miratuara nga MAS për vitin e ardhshëm shkollor gjendet në linkun e mëposhtëm:

Katalogu i teksteve për gjimnazin, viti 2023-2024



Njoftim për datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2023
23.1.2023

Datat e provimeve të maturës janë:

Gjuhë e huaj: 1 qershor 2023

Gjuhë shqipe dhe letërsi: 7 qershor 2023

Matematikë: 13 qershor 2023

Lënda me zgjedhje: 19 qershor 2023

Suksese të gjithë maturantëve!



Ndryshime në orarin mësimor
5.10.2022

Njoftojmë se prej datës 4 tetor mësimet do të zhvillohen sipas orarit të ndryshuar, për arsye të kombinimit me mësuesit e edukimit fizik me kohë të pjesshme nga shkolla të tjera.

Orari i ndryshuar i mësimeve



Orari i mësimeve në fillim të vitit shkollor 2022-2023
9.9.2022

Të dashur nxënës!

Mësuesit dhe drejtoria e gjimnazit "Perikli Ikonomi" ju urojnë suksese në vitin e ri shkollor që fillon ditën e hënë, më 12.9.2022..

Në linkun e mëposhtëm publikohet orari i mësimeve. Ju duhet të keni parasysh klasën ku jeni caktuar, sipas preferencave të lëndëve me zgjedhje të shprehura prej jush në muajin maj. Para fillimit të mësimit, ditën e hënë, mësuesit kujdestarë do të lexojnë listat e nxënësve të secilës klasë për vitin 2022-2023.

Orari i mësimeve për vitin shkollor 2022-2023



Njoftim për regjistrimet dhe transferimet e nxënësve
02.09.2022

Njoftohen të gjithë të interesuarit se regjistrimet e reja për klasën X dhe transferimet e nxënësve të klasave XI dhe XII kryhen vetëm nëpërmjet portalit e-Albania. Për këtë prindërit duhet të hyjnë në llogarinë e tyre në portal, të bëjnë aplikim për transferim (kur dëshirojnë që fëmija e tyre të pranohet në këtë gjimnaz apo të largohet për në shkollë tjetër). Veprimet më pas do të kryhen nga administratori i sistemit.



Lista e teksteve për vitin 2022-2023
30.8.2022

Në link dhe në SKEDAR afishohet lista e teksteve shkollore që do të përdoren nga nxënësit tanë gjatë vitit shkollor 2022-2023. Nxënësit e klasave XII duhet të kenë parasysh përzgjedhjen e lëndëve që kanë deklaruar në muajin maj, për të marrë tekstet e duhura për këto lëndë (sqarohet në tabelë).

Linku për listën e teksteve me çmimin përkatës.



Njoftim për qendrën e provimeve të sesionit të dytë Maturës Shtetërore 2022
19.8.2022

Njoftojmë se provimet e sesionit të dytë për të gjitha lëndët do të zhvillohen të përqendruara në mjediset e gjimnazit "Janaq Kilica"

Ju kujtojmë se provimet fillojnë në orën 10.00, ndërsa maturantët duhet të paraqiten në qendrën e provimit një orë para fillimit të tij.

Suksese!



Njoftim për datat e provimeve të sesionit të dytë Maturës Shtetërore 2022
5.8.2022

Njoftojmë se provimet e sesionit të dytë për maturantët që nuk kaluan ose nuk u paraqitën në provimet e qershorit, maturantët që kalojnë klasën XII në vjeshtë dhe ish-maturantë të viteve të kaluara që duhet të japin provime mature janë:

Gjuhë e huaj: 25 gusht 2022

Gjuhë shqipe dhe letërsi: 30 gusht 2022

Matematikë: 2 shtator 2022

Lënda me zgjedhje: 7 shtator 2022

Provimet fillojnë në orën 10.00, ndërsa maturantët duhet të paraqiten në qendrën e provimit një orë para fillimit të tij. Qendra e provimit do të njoftohet më vonë nga ZVAP Fier

Provimet e vjeshtës për maturantët që nuk kaluan klasën XII në maj, do të zhvillohen në datën 12 për lëndët "Gjuhë shqipe dhe letërsi" dhe "Gjeografi" dhe 15 gusht për lëndën "Letërsi". maturnatët duhet të paraqiten në shkollë në orën 9.45.

Suksese!



Regjistrimet në klasën X për vitin shkollor 2022-2023
3.8.2022

Afati për regjistrimet në klasën X në gjimnaz nëpërmjet portalit e-Albania shtyhet deri në fund të muajit gusht. Në shkollën tonë janë të mirëpritur për t'u regjistruar në të gjitha klasat çdo nxënës që dëshiron, por për nxënësit e rinj të klasave të dhjeta nga jashtë zonës së mbulimit të gjimnazit "Perikli Ikonomi" prindi duhet të japë edhe arsyetim me shkrim. Kjo kategori nxënësish do të regjistrohet në gjimnazin tonë pas miratimit nga ZVAP Fier.

Jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë për aplikimet online. Ju faleminderit!



21.07.2022

Të nderuar prindër që dëshironi të regjistroni fëmijët tuaj në klasën X në gjimnazin "Perikli Ikonomi"!

Ju njoftojmë se regjistrimet për klasën X nëpërmjet portalin online e-Albania.al do të vazhdojnë deri në datën 31 korrik 2022. Për çdo paqartësi ju lutemi kontaktoni nëpërmjet adresës email (info@gjimnaziperikliikonomi.com) ose në shkollë çdo ditë pune në orarin 9.00-12.00.

Ju mirëpresim!



Njoftim për aplikmet në shkollat e larta brenda vendit
06.07.2022

Njoftohen maturantët kalues në provimet e sesionit të parë, të cilët do të aplikojnë për t'u pranuar në shkollat e larta brenda vendit, se prej datës 5 korrik deri në 28 korrik duhet të kryejnë pagesën për të vijuar me plotësimin e formularit të përzgjedhjes së programeve të studimit. Fillimisht duhet të logohen në portalin UAlbania.al, në hapësirën APLIKIMI A2/A3, MATURANT, duke ndjekur udhëzimet në manual

Pasi të kryejnë pagesën për portalin UAlbania.al i mirëpresim në shkollë, ku duhet të dorëzojnë mandat-arkëtimin dhe të deklarojnë numrin e aplikimit me 6 shifra, që gjendet në formularin me të cilin paraqiten në bankë.

Në shkollë, çdo ditë nga e hëna deri të premten, nga ora 9.00-12.00, një punonjës do të jetë i gatshëm t'u konfirmojë pagesën e kryer për numrin e aplikimit në portalin online.

Pas datës 28 korrik, të gjithë maturantët apo kandidatët nga vitet e kaluara, të cilët kanë paraqitur mandat-arkëtimin për regjistrim në UAlbania, do të logohen individualisht (jo nga shkolla) në sistem dhe do të zgjedhin universitetet dhe programet e studimit sipas preferencave të gjithsecilit. Në këtë pjesë të procesit shkolla nuk ka ndonjë rol; çdo maturant/kandidat do ta realizojë vetë aplikimin.

Suksese!

Manuali i aplikimit në UAlbania.al

Kalendari dhe afatet e çdo faze të aplikimit në UAlbania.al



Përzgjedhja e teksteve për vitin shkollor 2022-2023
11.04.2022

Njoftohet këshilli i mësuesve të shkollës, prindërit dhe mediat e interesuara se përzgjedhja e teksteve shkollore për vitin 2022-2023 do të zhvillohet në mjediset e shkollës në datën 13 prill 2022, prej orës 12.00.

Ftohen të marrin pjesë edhe prindërit e interesuar (pa të drejtë vote), si edhe përfaqësues të mediave (të cilët duhet të prezantohen me një vërtetim).



Njoftim për regjistrimet e reja në Maturën 2022
07.02.2022

Njoftohen të interesuarit që nuk janë regjistruar ende në sistemin e Maturës Shtetërore 2022, se prej datës 7 shkurt deri në datën 11 shkurt do të kenë mundësi të regjistrohen me formularin A1/A1Z. Kanë të drejtë të regjistrohen ish-nxënësit e gjimnazit tonë dhe të tjerët që kanë përfunduar arsimin e mesëm në shkolla aktualisht të mbyllura ose jashtë vendit.

Ish-maturantët e gjimnazit "Perikli Ikonomi", pasi të kenë aplikuar fillimisht në portalin e-Albania, duhet të paraqiten pranë sekretarisë së gjimnazit çdo ditë pune, prej orës 8.00 deri në orën 14.00, për të finalizuar regjistrimin.

Ish-maturantët e shkollave të mbyllura ose ata që kanë përfunduar jashtë vendit arsimin e mesëm, duhet të paraqiten në Komisionin e Maturës Shtetërore në Zyrën Vendore Arsimore Fier. Më pas, me dokumentacion përkatës, pasi të kenë aplikuar në portalin e-Albania, duhet të paraqiten pranë sekretarisë së gjimnazit çdo ditë pune, prej orës 8.00 deri në orën 14.00, për të përfunduar procedurën e regjistrimit.

Të gjithë aplikantët si më sipër duhet të lexojnë rregulloren e provimeve të maturës (klikoni tek linku i mëposhtëm), si edhe të respektojnë afatet e vendosura.

Rregullorja e Maturës Shtetërore.



Njoftim për olimpiadat kombëtare për vitin shkollor 2021-2022
17.11.2021

Faza e parë e olimpiadave do të zhvillohet në shkollë, në orën 12.00 të çdo dite sipas këtij kalendari:

13.12.2021 - Matematika

14.12.2021 - Fizika

15.12.2021 - Kimia

16.12.2021 - Biologjia

17.12.2021 - Informatika

20.12.2021 - Gjuha shqipe dhe letërsia

21.12.2021 - Historia

22.12.2021 - Gjeografia

Për udhëzuesin vjetor 2021-2022 me kalendarin për të gjitha fazat klikoni KËTË LINK.



Njoftim për orarin e mësimeve
7.10.2021

Orari mësimor prej datës 11 tetor e në vazhdim.



Njoftim për mësimin dhe orarin në javën 4-8 tetor 2021
2.10.2021

Prej ditës së hënë, datë 4 tetor 2021, mësimi në shkollë do të zhvillohet me një turn, me orë të plota 45-minutëshe. Nxënësit do të paraqiten në shkollë në orën 7.40, të jenë pajisur me maska dhe të respektojnë rregulloren anti-covid.

Orari mësimor për javën 4 - 8 tetor 2021



Orari për ditën e parë të vitit shkollor 2021-2022
24.9.2021

Të dashur nxënës!

Ditën e hënë, më 27 shtator 2021, fillon viti i ri shkollor, me të njëjtat rregulla si prej datës 1 shtator. Nxënësit do të ndahen në dy grupe (kryesisht sipas rendit alfabetik) dhe ditën e hënë grupi i parë do të paraqitet në shkollë në orën 7.45 të mëngjesit, ndërsa grupi i dytë në 11.15. Ora e mësimit sipas këtij skenari do të jetë 30 minuta.

Orari mësimor për javën 27 shtator 2021 - 1 tetor 2021



Udhëzimi i ISHP-së për masat anticovid në shkolla
31.8.2021

Instituti i Shëndetit Publik ka hartuar dhe publikuar udhëzimin e ri për kujdesin dhe masat anticovid-19 që do të zbatohen në shkollë për vitin shkollor 2021-2022, duke filluar nga periudha e përforcimit të njohurive 1-24 shtator. Drejtoria e shkollës ka hartuar një rregullore të posaçme për hyrjen, qëndrimin dhe lëvizjet e nxënësve në mjediset ku do të zhvillohet mësimi përforcues gjatë kësaj periudhe.

Udhëzimi i ISHP-së, datë 27.8.2021

Rregullore e posaçme e shkollës për nxënësit në periudhën 1-24 shtator



Njoftim për fillimin e mësimit në mjediset e shkollës prej datës 1 shtator 2021
31.8.2021

Të dashur nxënës!

Duke filluar nga data 1 shtator 2021 deri në datën 24 shtator, për të gjithë nxënësit që do të jenë në klasat X, XI, ose XII në vitin e ri shkollor, në mjediset e shkollës do të zhvillohet mësim përforcues mbi njohuritë e marra gjatë vitit të kaluar shkollor.

Mësimi do të fillojë çdo ditë në orën 8.30 dhe çdo orë do të jetë e plotë, 45 minuta. Lëndët që do të zhvillohen si konsultim ose përsëritje do të jenë: Gjuhë shqipe, Letërsi, Matematikë, Gjuhë angleze (për klasat X, XI, XII) dhe Fizikë, Biologji dhe Kimi për klasat X dhe XI.

Pjesëmarrja e nxënësve në periudhën 1-24 shtator është sipas dëshirës. Gjatë kësaj periudhe nuk do të merren mungesa.

Klikoni për orarin e mësimeve të ditës së parë (1 shtator)

Gjatë qëndrimit në mjediset e shkollës do të zbatohen këto rregulla, në kuadër të masave ndaj covid-19:

Në hyrjen e shkollës, në oborr, në korridore nxënësit dhe mësuesit do të ruajnë distancën prej 1,5 metrash prej njëri-tjetrit, duke lëvizur nëpër shenjat e caktuara.

Të gjithë nxënësit duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës maskë të pastër, e cila duhet të mbulojë detyrimisht gojën dhe hundën.

Nxënësit do të hyjnë në klasë nën drejtimin e mësuesit të orës së parë.

Në klasë nxënësit qëndrojnë të ulur në bankën e tyre (një për çdo bankë) në distancë 1,5 m nga njëri-tjetri. Nuk lejohet lëvizja e nxënësve, me përjashtim të lëvizjes për në tualet, lejuar nga mësuesi dhe e monitoruar në korridor.

Dalja nga mjediset e shkollës do të jetë e programuar dhe drejtuar nga mësuesi i orës së fundit.

Në mënyrë të detajuar me rregulloren e posaçme ju do të njiheni në shkollë nga mësuesit tuaj dhe në faqen e internetit të shkollës.

Drejtoria dhe personeli i gjimnazit “Perikli Ikonomi” u urojnë suksese dhe shëndet të plotë të gjithë nxënësve në vitin e ri shkollor 2021-2022



Njoftim për nxënësit e regjistruar në klasë X online
30.08.2021

Në përfundim të afatit të regjistrimit online të nxënësve të klasave X, lutemi që të dorëzohet dëftesa e arsimit bazë në sekretarinë e shkollës deri në datën 5 shtator.

Falënderojmë prindërit dhe nxënësit që kanë zgjedhur gjimnazin "Perikli Ikonomi".



Njoftim për qendrën e provimeve të sesionit të dytë të maturës
20.08.2021

Njoftohen maturantët që kanë për të dhënë provime në sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2021, se këto provime do të zhvillohen të përqendruara në mjediset e gjimnazit "Janaq Kilica".

Maturantët duhet të paraqiten në qendrën e provimit në orën 8.30, të jenë të pajisur me mjetin e identifikimit me vete, me maskë, si dhe të ruajnë distancimin në kuadër të masave anti-covid.



Njoftim për hapjen e regjistrimeve online për klasat X
05.08.2021

Njoftohen prindërit e nxënësve që kanë përfunduar klasën IX në shkollat 9-vjeçare "Andon Xoxa", "Kristaq Shtëmbari", "Mark Dashi", "Pinellopi Pirro", "Llazar Dashi", "Liko Kostandini", "Thanas Konomi" (sipas listës së DPAP Tiranë), që në datat 15-30 gusht kanë mundësinë për t'u regjistruar online në portalin e-Albania për klasën e dhjetë të gjimnazit "Perikli Ikonomi". Përveç nxënësve të shkollave të mësipërme, edhe nxënës nga shkollat e tjera mund të regjistrohen në klasën X në gjimnazin tonë, por duhet të japin një arsye gjatë regjistrimit online. ZVAP Fier do të shqyrtojë arsyet e dhëna dhe do të japë ose jo miratimin brenda 24 orëve gjatë ditëve të punës.

Prindërit që kanë vështirësi në aplikimin online, janë të lutur të kontaktojnë me drejtorinë e shkollës "Perikli Ikonomi".

Regjistrimi online për nxënësit e klasave X është vendosur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me shkresën nr. 4286, datë 3.8.2021



Njoftim për rivlerësimin e dy mësuesve nga këshilli i prindërve
04.08.2021

Njoftohet këshilli i prindërve pasi në datën 05.08.2021, ora 10.00, në mjediset e shkollës do të zhvillohet vlerësimi prej prindërve i performancës për dy mësues, për efekt lëvizjeje paralele të detyrueshme. Procesi i vlerësimit kryhet mbështetur në udhëzimin e MASR-së nr. 12, datë 10.6.2021, për punësimin e mësuesve, si dhe në kërkesën e ZVAP Fier.



Njoftim për datat e provimeve të sesionit të dytë Maturës Shtetërore 2021
28.7.2021

Me udhëzimin e datës 9.7.2021 MASR ka caktuar këto data për zhvillimin e provimeve të sesionit të dytë të maturës, ku janë të regjistruar maturantët që nuk kaluan ose nuk u paraqitën në provimet në qershor, maturantët që kalojnë klasën XII në vjeshtë dhe ish-maturantë të viteve të kaluara, të regjistruar së fundmi.

Datat e provimeve të maturës janë:

Gjuhë e huaj: 24 gusht 2021

Gjuhë shqipe dhe letërsi: 27 gusht 2021

Matematikë: 31 gusht 2021

Lënda me zgjedhje: 3 shtator 2021

Provimet e vjeshtës për maturantët që nuk kaluan klasën XII në maj, do të zhvillohen në datat 13 dhe 16 gusht, ora 10.00.

Klikoni për udhëzimin nr. 13, datë 9.7.2021.



Lista e teksteve për vitin e ri shkollor 2021-2022
30.6.2021

Në link dhe në SKEDAR është afishuar lista e teksteve shkollore që do të përdoren nga nxënësit tanë gjatë vitit shkollor 2021-2022. Së bashku me listën publikohen edhe Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe urdhri i MASR-së, mbi të cilat është mbështetur procesi i përzgjedhjes së teksteve, si edhe do të kryhet shpërndarja e tyre nga shtëpitë botuese.

Linku për listën e teksteve me çmimin përkatës.



Rezultatet e provimit të maturës në lëndën me zgjedhje
29.06.2021

Qendra e Shërbimeve Arsimore publikon rezultatet e provimit në lëndën me zgjedhje.

Klikoni mbi link për t'u njohur me rezultatet.



Rezultatet e provimit D2 të maturës, lënda Matematikë
25.06.2021

Qendra e Shërbimeve Arsimore publikon rezultatet e provimit të matematikës - D2

Klikoni mbi link për t'u njohur me pikët, notën e shkallëzuar dhe notën me shifër të plotë të provimit D2.



Njoftim për rihapjen e regjistrimeve me formularin A1Z
23.06.2021

Qendra e Shërbimeve Arsimore do të hapë në periudhën 7-9 korrik portalin e maturës për regjistrime të reja të kandidatëve, të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen në fazat e mëparshme.

Urdhri për regjistrimet e reja.



Rezultatet e provimit D1 të maturës, lënda Gjuhë shqipe dhe letërsi
22.06.2021

Qendra e Shërbimeve Arsimore publikon rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë - D1

Klikoni mbi link për t'u njohur me pikët, notën e shkallëzuar dhe notën me shifër të plotë të provimit D1.



Rezultatet e provimit D3 të maturës, lënda Gjuhë angleze
17.06.2021

Qendra e Shërbimeve Arsimore publikon rezultatet e provimit të parë të maturës 2021 (provimi D3 - Gjuhë e huaj).

Klikoni mbi link për t'u njohur me pikët, notën e shkallëzuar dhe notën me shifër të plotë të provimit D3.



Njoftim për vlerësimin e një mësueseje nga këshilli i prindërve
16.06.2021

Njoftohet këshilli i prindërve pasi në datën 17.6.2021, ora 13.00, në mjediset e shkollës do të zhvillohet vlerësimi prej prindërve i performancës së një mësueseje, për efekt lëvizjeje paralele të detyrueshme. Procesi i vlerësimit kryhet mbështetur në udhëzimin e MASR-së nr. 12, datë 10.6.2021, për punësimin e mësuesve.



Njoftim për zhvillimin e mësimit në shkollë për të gjithë nxënësit
30.4.2021

Prej ditës së martë, datë 4 maj 2021, të gjithë nxënësit do të zhvillojnë mësimin vetëm në mjediset e shkollës, sipas skemës dhe orarit të hartuar në fillim të vitit shkollor.



Njoftim rikthimin në shkollë të nxënësve të klasave X dhe XI
19.4.2021

Meqenëse situata e Covid-19 javët e fundit është më e lehtësuar, është vendosur që klasat X dhe XI të rifillojnë mësimin në mjediset e shkollës, sipas skemës së zbatuar para datës 11 shkurt (skenari 2.2, varianti A).

Ditën e martë, datë 20 prill 2021, grupet e para të klasave X dhe XI do të vijojnë mësimin në mjediset e shkollës prej orës 8.00 deri në orën 11.30. Grupet e dyta të klasave X dhe XI do të vazhdojnë mësimin online nga shtëpia.

Ditën e mërkurë, datë 21 prill e në vazhdim, deri të martën e javës tjetër grupet e dyta të klasave X dhe XI do të jenë fizikisht në klasë, ndërsa grupet e para do të mësojnë online.

Maturantët do të ndjekin çdo ditë mësimin në klasë, të ndarë në dy grupe si deri tani (grupi i parë në orarin 8.00-11.30 dhe grupi i dytë në orarin 11.30-15.30).



Njoftim për zhvillimin e mësimit prej datës 1 prill 2021
31.3.2021

Njoftojmë se prej datës 1.4.2021 mësimi në shkollën tonë do të zhvillohet sipas skenarit 2.2, varianti C, i shtojcës 1 të udhëzimit për vitin shkollor 2020-2021.

Nxënësit e klasave të 12-a do të vijojnë mësimin fizikisht në klasë, të ndarë në dy grupe, si prej fillimit të vitit shkollor. Maturantët e grupit të parë do të paraqiten në shkollë në orën 7.45 dhe maturantët e grupit të dytë në orën 11.15.

Për maturantët e grupit të parë mësimi do të fillojë në orën 8.00 deri në 11.30, ndërsa për maturantët e grupit të dytë do të fillojë në orën 11.30 deri në orën 15.00. Hyrja, qëndrimi dhe dalja e maturantëve në mjediset e shkollës kryhet sipas rregullores së posaçme për masat anti-covid.

Klasat e 10- a dhe të 11-a, të ndarë në dy grupe, do të vijojnë mësimin online nga shtëpia, sipas orarit të zakonshëm të shkollës, duke filluar nga ora 8.00 e deri në përfundim të mësimit. Ora e mësimit do të jetë 30 minuta, pa ndërprerje në mes, njëlloj si nxënësit e klasave të 12-a.

-----Orari për grupin e parë (në klasë dhe online)-----

Ora e parë: 8.00 – 8.30

Ora e dytë: 8.30 – 9.00

Ora e tretë: 9.00 – 9.30

Ora e katërt: 9.30 – 10.00

Ora e pestë: 10.00 – 10.30

Ora e gjashtë: 10.30 – 11.00

Ora e shtatë: 11.00 – 11.30

-----Orari për grupin e dytë (në klasë dhe online)-----

Ora e parë: 11.30 – 12.00

Ora e dytë: 12.00 – 12.30

Ora e tretë: 12.30 – 13.00

Ora e katërt: 13.00 – 13.30

Ora e pestë: 13.30 – 14.00

Ora e gjashtë: 14.00 – 14.30

Ora e shtatë: 14.30 – 15.00

Shtojca e udhëzuesit për fillimin e vitit shkollor (klikoni mbi këtë tekst, skenari i planifikuar shpjegohet në faqet 4 dhe 5)



Njoftim mbi përzgjedhjen e teksteve shkollore për vitin shkollor 2021-2022
22.3.2021

Në datën 29 mars 2021, ora 12.00, në mjediset e gjimnazit "P.Ikonomi" kryhet përzgjedhja e teksteve për vitin shkollor 2021-2022. Janë të ftuar të monitorojnë procesin edhe prindërit dhe nxënësit e interesuar.



Njoftim për zhvillimin e mësimit në distancë prej datës 11 shkurt 2021
10.2.2021

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, duke e përcaktuar situatën e COVID-19 të rënduar për zonën ku banojmë, ka vendosur që mësimi prej datës 11 shkurt deri në datën 26 shkurt 2021 të zhvillohet online për të gjithë nxënësit (përfshirë edhe ata të klasës XII). Procesi mësimor do të vijojë sipas skenarit 3, nëpërmjet platformës së dedikuar Akademi.al dhe platformave të tjera alternative, për të cilat do të ketë marrëveshje mes mësuesve dhe nxënësve. Orari mësimor nuk ndryshon, por ora e parë do të fillojë në 9.00 dhe kohëzgjatja e një ore mësimore do të jetë 25 minuta. Orët e mësimit do të jenë si vijon:

Ora e parë: 9.00 – 9.25

Ora e dytë: 9.30 – 9.55

Ora e tretë: 10.00 – 10.25

Ora e katërt: 10.30 – 10.55

Ora e pestë: 11.00 – 11.25

Ora e gjashtë: 11.30 – 11.55

Ora e shtatë: 12.00 – 12.25

Mësuesit dhe nxënësit duhet të angazhohen çdo ditë në procesin mësimor online. Drejtoria e shkollës do të komunikojë me mësuesit rregullisht për të monitoruar frekuentimin e nxënësve në mësimin në distancë dhe problematikat e mundshme. Mësuesit duhet t’u referohen udhëzimeve të mëparshme të publikuara nga MASR dhe nga ASCAP, të planifikojnë përmbajtjen mësimore, metodat dhe strategjitë e mësimdhënies, si dhe strategjitë për monitorimin dhe për vlerësimin e nxënësve (udhëzuesit gjatë mësimit në distancë). Për këtë ata kanë parasysh: ✓ rezultatet e të nxënit që synojnë të arrijnë; ✓ përmbajtjen e mësimit; ✓ mënyrën dhe kohën e caktuar për komunikim; ✓ mjetet dhe burimet në dispozicion.

Mësuesit do të identifikojnë nxënësit që nuk janë duke u angazhuar rregullisht online dhe të kërkojnë informacion shtesë në komunikim të ngushtë me prindërit, për të zbuluar pse këta nxënës nuk janë angazhuar, për të caktuar hapat e ardhshëm të mbështetjes për secilin nga nxënësit e mësipërm.

Drejtoria e shkollës kërkon prej të gjithë nxënësve dhe personelit pedagogjik, së pari, zbatimin e masave për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19, si edhe përkushtim në procesin mësimor në distancë, për të minimizuar sa më shumë të mundemi pasojat e kësaj situate

Udhëzuesi (klikoni mbi këtë tekst) është material reference për organizimin dhe zhvillimin e mësimit sipas skenarit 3 (faqet 22, 46, 53).



Udhëzimi për datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2021
10.2.2021

MASR ka publikuar udhëzimin nr. 3, datë 8.2.2021 "Për organizimin dhe zhvillimin e provimeve kombëtare të Maturës Shtetërore 2021"

Datat e provimeve të maturës janë:

Gjuhë e huaj: 3 qershor 2021

Gjuhë shqipe dhe letërsi: 7 qershor 2021

Matematikë: 11 qershor 2021

Lënda me zgjedhje: 15 qershor 2021



Rifillimi i procesit mësimor pas pushimeve dimërore
04.01.2021

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me urdhrin nr. 357, datë 18.12.2020 ka vendosur zgjatjen e pushimeve nga data 4 janar deri në 11 janar 2021.

Në javën 11-15 janar procesi mësimor sipas klasave dhe grupeve do të zhvillohet me të njëjtën skemë si në javën 14-18 dhjetor 2020.

Planifikimi i zhvillimit të mësimit në shkollë ose online për secilin grup dhe klasë gjatë gjithë muajit janar 2021



Rihapen regjistrimet në Maturën 2020
11.12.2020

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka rihapur aplikimet e ish-maturantëve për Maturën Shtetërore 2021 në periudhën 14-18 dhjetor 2020.

Njoftohen të interesuarit, ish-maturantë të gjimnazit tonë, si edhe ish-maturantë të shkollave aktualisht të mbyllura, të aplikojnë me formularin A1Z prej llogarisë së tyre personale në portalin e-albania.al. Më pas duhet tê paraqiten pranë komisionit shkollor të maturës për të finalizuar regjistrimin. Kandidatët nga shkollat e mbyllura duhet të paraqiten fillimisht në ZVA Fier me dokumentacionin e kërkuar.



Njoftim për zhvillimin e mësimit prej datës 1.12.2020
30.11.2020

Të dashur nxënës!

Prej datës 1 dhjetor 2020 mësimi për nxënësit e klasave 10 dhe 11 do të zhvillohet i alternuar, në mjediset e shkollës në orarin 8.00 – 11.15 ose online nga shtëpia në orarin 12.00-15.15. Nxënësit e klasave 12 (maturantët) do të vijojnë mësimin në mjediset e shkollës çdo ditë sipas orarit dhe ndarjes në grupe si deri tani.

Ditën e martë, datë 1.12.2020, grupet e para të klasave 10 dhe 11 do të paraqiten si zakonisht në shkollë, kurse nxënësit e grupeve të dyta të klasave 10 dhe 11 do të qëndrojnë në shtëpi për të zhvilluar online mësimin në platformat e caktuara nga mësuesit e lëndëve.

Në datën 2.12.2020 (të mërkurën) deri në datën 8.12.2020 (të martën tjetër) nxënësit e grupeve të dyta të klasave 10 dhe 11 do të paraqiten në shkollë për të filluar mësimin në orën 8.00, ndërsa grupet e para do të kthehen në sistemin e mësimit online nga shtëpia në orarin 12.00-15.15.

Kjo skemë (skenari 2.2, varianti A) është planifikuar për të mbrojtur shëndetin e nxënësve dhe personelit të shkollës, duke mundësuar zvogëlimin e numrit të nxënësve që hyjnë në një ditë në mjediset e shkollës dhe të ditëve të njëpasnjëshme të mësimit kur nxënësit duhet të paraqiten fizikisht në shkollë.

Skema përcaktohet në shtojcën e udhëzimit për vitin shkollor 2020-2021 (klikoni mbi tekst për ta lexuar)

Plani i zhvillimit të mësimit në shkollë ose online për secilin grup dhe klasë gjatë gjithë muajit dhjetor 2020



Njoftim për regjistrimet në Maturën 2020
10.11.2020

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka miratuar datat e aplikimit për Maturën Shtetërore 2021. Maturanti fillimisht duhet të aplikojë online me formularin A1 në portalin e-albania.al në periudhën 16 nëntor – 10 dhjetor 2020; më pas do të përfundojë regjistrimin në portalin “Matura Shtetërore 2021” në periudhën 17 nëntor – 10 dhjetor 2020.

Njoftohen të gjithë maturantët të hapin llogarinë e tyre personale në e-albania.al. Komisioni shkollor i maturës do të asistojë çdo maturant gjatë aplikimit.



Njoftim për olimpiadat kombëtare për vitin shkollor 2020-2021
27.10.2020

Faza e parë e olimpiadave do të zhvillohet në shkollë, në orën 12.00 të çdo dite sipas këtij kalendari:

09.12.2020 - Matematika

10.12.2020 - Fizika

11.12.2020 - Kimia

14.12.2020 - Biologjia

15.12.2020 - Informatika

16.12.2020 - Gjuha shqipe dhe letërsia

17.12.2020 - Historia

18.12.2020 - Gjeografia

Për udhëzuesin vjetor me kalendarin për të gjitha fazat klikoni KËTË LINK.



Njoftim për ditën e dytë të vitit shkollor
14.9.2020

Orari për ditën e dytë të shkollës, e martë, 15 shtator 2020

Ju lutemi në hyrje, gjatë qëndrimit në shkollë dhe në dalje zbatoni rregullat themelore:

- Në hyrjen e shkollës, në oborr, në korridore nxënësit dhe mësuesit do të ruajnë distancën prej 2 metrash prej njëri-tjetrit, duke lëvizur nëpër shenjat e caktuara.

- Të gjithë nxënësit duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës maskë të pastër, e cila duhet të mbulojë detyrimisht gojën dhe hundën.

- Nxënësit do të hyjnë në klasë nën drejtimin e mësuesit të orës së parë.

- Në klasë nxënësit qëndrojnë të ulur në bankën e tyre (një për çdo bankë) në distancë 1,5 m nga njëri-tjetri. Nuk lejohet lëvizja e nxënësve, me përjashtim të lëvizjes për në tualet, lejuar nga mësuesi dhe e monitoruar në korridor.

- Dalja nga mjediset e shkollës do të jetë e programuar dhe drejtuar nga mësuesi i orës së fundit.

Këto rregulla mbrojnë shëndetin tuaj. Ju lutemi, respektojini!

Së bashku do t’ia dalim!


Njoftim për ditën e parë të vitit shkollor
12.9.2020

Të dashur nxënës!

Ditën e hënë, në datën 14 shtator, ju do të uleni pas shumë muajsh në bankat e shkollës. Si asnjëherë më parë, për shkak të pandemisë së COVID-19, ky fillim viti shkollor është i jashtëzakonshëm. Nëse të gjithë respektojmë njëri-tjetrin duke zbatuar disa rregulla themelore, mësimi në mjediset e shkollës do të jetë i mundshëm dhe i sigurt për të gjithë ne që do të qëndrojmë në këto mjedise.

Së bashku do t’ia dalim!

Nxënësit e çdo klase janë ndarë në dy grupe, njëri grup (turni i parë) do të fillojë mësimin në orën 8.00 dhe do ta përfundojë zakonisht në orën 11.00. Grupi tjetër (turni i dytë) me të njëjtin orar mësimor do të fillojë orën e parë në 12.00 dhe do të dalë nga shkolla në orën 15.00. Ora e mësimit do të jetë 30 minuta dhe orët e një lënde do të zhvillohen nga dy njëra pas tjetrës.

Klikoni për t'u njohur në cilën klasë paralele dhe në cilin turn do të jetë secili prej jush

Klikoni për orarin e mësimeve të ditës së parë të shkollës

Rregullat kryesore janë:

Në hyrjen e shkollës, në oborr, në korridore nxënësit dhe mësuesit do të ruajnë distancën prej 2 metrash prej njëri-tjetrit, duke lëvizur nëpër shenjat e caktuara.

Të gjithë nxënësit duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës maskë të pastër, e cila duhet të mbulojë detyrimisht gojën dhe hundën.

Nxënësit do të hyjnë në klasë nën drejtimin e mësuesit të orës së parë.

Në klasë nxënësit qëndrojnë të ulur në bankën e tyre (një për çdo bankë) në distancë 1,5 m nga njëri-tjetri. Nuk lejohet lëvizja e nxënësve, me përjashtim të lëvizjes për në tualet, lejuar nga mësuesi dhe e monitoruar në korridor.

Dalja nga mjediset e shkollës do të jetë e programuar dhe drejtuar nga mësuesi i orës së fundit.

Në mënyrë të detajuar me rregulloren e posaçme ju do të njiheni në shkollë nga mësuesit tuaj dhe në faqen e internetit të shkollës.

Të dashur nxënës!

Këto rregulla mbrojnë shëndetin tuaj. Ju lutemi, respektojini!

Drejtoria dhe personeli i gjimnazit “Perikli Ikonomi” u urojnë suksese dhe shëndet të plotë të gjithë nxënësve në vitin e ri shkollor 2020-2021.



Pajisja me tekste për nxënësit e vitit të ri shkollor 2020-2021
3.9.2020

Përshëndetje të gjithë nxënësve të vitit 2020-2021!

Ju lutemi të plotësoni deklarimin tuaj për pajisjen me tekste shkollore deri në këtë moment.

Linku për deklarimin e pajisjes me tekstet shkollore në google form

Sapo të pajiseni me tekste, mund ta ndryshoni deklarimin tuaj.

Linku për listën e teksteve me çmimin përkatës.

Linku për listën e lëndëve me zgjedhje për maturantët. Ata do të pajisen me tekstet për lëndët me zgjedhje sipas kësaj liste, ndërsa me tekstet e lëndëve bërthamë sipas listës së përgjithshme të teksteve.

Informacioni do të mbetet konfidencial dhe do të përdoret vetëm për të lehtësuar pajisjen tuaj me tekstet shkollore brenda afatit.

Suksese në vitin e ri shkollor!



Caktimi i klasave me zgjedhje për maturantët e vitit të ri shkollor 2020-2021
27.8.2020

Përshëndetje maturantë të vitit 2020-2021!

Për arsye se mësimi në vitin shkollor 2020-2021 do të zhvillohet në klasa fikse, ku nxënësit do të kenë të njëjtat lëndë (për shkak të protokollit në mbrojtje të shëndetit të nxënësve dhe mësuesve), përzgjedhja që maturantët e vitit të ri shkollor kanë bërë për lëndët me zgjedhje nuk mund të zbatohet, sepse nxënësit nuk do të lëvizin në orë të ndryshme nga klasa e tyre.

Megjithatë, ju përsëri keni mundësinë të zgjidhni, jo lëndë të veçanta, por grup-lëndësh që janë formuar nisur nga preferencat e shumicës prej jush.

Jeni të lutur që në linkun e mëposhtëm të përcaktoni grup-lëndët sipas menysë, në të njëjtën mënyrë si keni vepruar më parë. Afati për t'u shprehur është data 31 gusht 2020. Pas kësaj date, nëse një grup nuk arrin 15 nxënës, do t'ju njoftojmë individualisht. Në datën 1 shtator 2020 në faqen e internetit të shkollës do të publikohet ndarja në klasat XII.

Linku për të caktuar klasën 12 me zgjedhje sipas lëndëve nëpërmjet googleform

Formulari regjistron edhe adresën email të nxënësit, për të mundësuar verifikimin e aplikimit.

Suksese në vitin e ri shkollor!



Njoftim për maturantët: Qendra e provimeve të sesionit të dytë (të vjeshtës)
18.8.2020

Njoftohen maturantët që kanë provime të maturës në sesionin e dytë se të gjitha provimet e vjeshtës do të zhvillohen në mjediset e gjimnazit "Janaq Kilica" Fier. Sipas rregullores, maturantët duhet të paraqiten në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta para fillimit të provimit. Provimet fillojnë në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Të dashur maturantë! Respektoni protokollin për mbrojtjen nga COVID-19 gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga qendra e provimit. Është detyrim mbajtja e maskës, dorezave dhe distancës sipas udhëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale "Për masat ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore".

Suksese!



Njoftim për sesionin e dytë (të vjeshtës)
10.8.2020

Njoftohen të gjithë nxënësit e klasave X-XII që kanë mbetur në vjeshtë në 1 ose 2 lëndë, se vlerësimi i tyre për kalimin e klasës do të zhvillohet në shkollë sipas kalendarit:

- Lëndët Histori, Histori me zgjedhje dhe Gjeografi: në datat 14 dhe 17 gusht, ora 10.00

- Lëndët Sociologji dhe Ndryshimet Klimatike: në datat 14 dhe 17 gusht, ora 10.00

- Lënda Letërsi: në datën 19 gusht, ora 10.00

- Lënda Italisht: në datën 19 gusht, ora 11.00


Provimet e sesionit II të Maturës Shtetërore do të zhvillohen në datat:.

- Gjuhë e huaj: në datën 24 gusht 2020

- Gjuhë shqipe dhe letërsi: në datën 27 gusht 2020

- Matematikë: në datën 31 gusht 2020

- Lënda me zgjedhje: në datën 3 shtator 2020

Qendra ku do të zhvillohen provimet e sesionit II të maturës do të caktohet nga ZVA Fier.



Njoftim për regjistrime të reja me formularin A1Z
3.8.2020

Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton të interesuarit që nuk kanë mundur të regjistrohen me formularin A1Z në sistemin e maturës këtë vit, se në periudhën 3-10 gusht 2020 sistemi për regjistrim është i hapur.

Fillimisht kandidatët duhet të plotësojnë formularin A1Z në portalin e-albania.al nga llogaria e tyre personale dhe më pas të kontaktojnë me shkollën në adresën email gjimnaziiri@gmail.com për të finalizuar regjistrimin.

Kjo fazë regjistrimi shërben për kandidatët e paregjistruar që kanë për të dhënë provime të maturës në sesionin e vjeshtës, për kandidatët që i kanë dhënë me sukses të gjitha provimet dhe dëshirojnë vetëm të regjistrohen për aplikim në shkollat e larta brenda vendit. Kandidatët që dëshirojnë të ndjekin një universitet të dytë, duhet të plotësojnë formularin A1Z duke u kujdesur që në rubrikën “Kategoria” në sistem të zgjedhin opsionin “Aplikim për program të dytë”.



Për nxënësit e klasat 12 në vitin e ri shkollor 2020-2021
1.8.2020

Duke u mbështetur në përzgjedhjen e lëndëve nëpërmjet googleform shpallet lista e maturantëve të vitit të ri shkollor 2020-2021 me lëndët e kurrikulës me zgjedhje, si edhe lëndët e detyruara. Një lëndë plotësuese nga lista e moduleve përzgjidhet në të njëjtën mënyrë nga vetë nxënësit.

Lista e lëndëve në klasat XII për vitin shkollor 2020-2021

Suksese!



Njoftim për maturantët
17.7.2020

Njoftohen të gjithë maturantët se prej ditës së hënë, datë 20 korrik 2020, ora 9.00-12.00, mund të tërheqin në sekretarinë e shkollës diplomat dhe certifikatat e maturës. Sekretaria do të jetë e hapur për këtë qëllim deri në deri në datën 22 korrik. Nuk paguhet asnjë tarifë për këto dokumente.



Vlerësimi sipas shtojcës 2.1 për lëvizje paralele të detyruar
17.7.2020

Vlerësimi sipas shtojcës 2.1 për lëvizje paralele të detyruar për disa mësues të profileve gjuhë-letërsi, gjuhë italiane, histori-gjeografi



Njoftim për lëvizjet paralele të detyruara
15.7.2020

Të nderuar kryetarë të këshillave të prindërve dhe mësues!

Në datën 17 korrik 2020, ora 10.00-12.00, në drejtorinë e shkollës zhvillohet vlerësimi i dosjeve të mësuesve të lëndëve gjuhë-letërsi, gjuhë italiane dhe histori-gjeografi, pasi disa mësues të këtyre profileve nuk plotësohen me ngarkesë mësimore për vitin shkollor 2020-2021 sipas udhëzimit nr. 30 për normat e punës mësimore.

Kryetarët e këshillave të prindëve të të gjitha klasave janë të ftuar të marrin pjesë në vlerësimin e mësuesve, si përfaqësues të prindërve në klasat ku japin mësim këta mësues. Vlerësimi i prindërve mbështetet në udhëzimin e MASR-së nr. 13, datë 22.5.2019 (i ndryshuar).

Në përfundim të procesit mësuesit që vlerësohen do të njoftohen me email mbi rezultatin dhe vendimin për lëvizjen paralele të detyruar, nëse është e domosdoshme. Lista me rezultatet ku mësuesit do të identifikohen me një numër, shpallet në këtë faqe interneti brenda datës 17.7.2020. Pas shqyrtimit të ankimimit lista përfundimtare shpallet brenda datës 22.7.2020.

Faleminderit!



Njoftim për regjistrimet në klasën e 10-të dhe transferimet në klasat 11 dhe 12
1.7.2020

Të dashur nxënës dhe prindër!

Sipas rregullores së re sot fillojnë regjistrimet për në klasën e dhjetë (vitin e parë) dhe transferimet e nxënësve nga shkollat e tjera për në klasat 11 dhe 12 për vitin shkollor 2020-2021. Për këtë prindi/kujdestari ligjor i nxënësit duhet të plotësojë një formular, i cili gjendet në shkollë. Çdo ditë, nga ora 8.00-14.00, një punonjës i stafit të shkollës do të jetë i gatshëm të presë të gjithë të interesuarit. Në çdo rast mund të shkruani email në adresën gjimnaziiri@gmail.com. U lutemi nxënësve që dëshirojnë të ndjekin vitin e ri shkollor në gjimnazin tonë, që të nxitojnë të regjistrohen, pasi ky proces ka një afat të caktuar.

Ju faleminderit për interesimin dhe mirë se të vini!



Rezultatet e provimit me zgjedhje
26.6.2020

Rezultatet e provimit me zgjedhje për maturantët e shkollës sonë



Rezultatet e provimit të matematikës - D2
24.6.2020

Të dashur maturantë!

Rezultatet e tri provimeve të detyruara për maturantët e shkollës sonë

Suksese!



Rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë - D1
21.6.2020

Të dashur maturantë!

Rezultatet e provimeve D1 dhe D3 për maturantët e shkollës sonë

Suksese!



Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj - D3
20.6.2020

Të dashur maturantë!

Nga faqja zyrtare e QSHA-së kemi shkarkuar dhe veçuar tabelën me rezultatet tuaja në provimin e parë të MSH 2020. Klikoni për t'u njohur me to nëpërmjet ID të reja, të cilat ua kemi nisur me email.

Rezultatet e provimit D3 për maturantët e shkollës sonë

Suksese!



Kujtesë për provimet e Maturës Shtetërore 2020
4.6.2020

Të dashur maturantë!

Datat e provimeve të maturës, sesioni i parë, janë:

Gjuhë e huaj: 8 qershor 2020;

Gjuhë shqipe dhe letërsi: 11 qershor 2020;

Matematikë: 15 qershor 2020;

Provimi me zgjedhje: 18 qershor 2020.

Provimi do të zhvillohet në klasa me kapacitet 10 vende secila, në distancë 2 metra nga njëri-tjetri në të gjitha drejtimet.

Maturantët duhet të paraqiten në mjediset e shkollës sipas grafikut që do t’i dërgohet secilit një ditë para provimit, në emailin e tij që ka regjistruar në formularin A1/A1Z.

Klasat ku do të zhvillohen provimet janë caktuar si në planimetrinë e treguar në këtë link (klikoni për ta shkarkuar).

Maturantët nuk duhet të kenë celular me vete, as në hyrjen e shkollës, pasi në rast të kundërt do të përjashtohen nga provimet e maturës.

Çdo maturant që në hyrje duhet të paraqitet me maskë dhe doreza, si dhe të zbatojë të gjitha rregullat e vendosura në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Maturantët duhet të jenë të pajisur me kartën e identitetit ose pasaportë.

Suksese!



Rregullorja e posaçme për provimet e maturës 2020
20.5.2020

MASR me urdhrin nr. 114, datë 18.05.2020 ka miratuar rregulloren e posaçme për zhvillimin e provimeve të maturës, në kushtet e pandemisë së COVID-19.

Rregullorja e re



Njoftim mbi përzgjedhjen e lëndëve të klasës 12 për vitin 2020-2021
11.5.2020

Të nderuar prindër dhe nxënës të klasave të 11-a!

Në datat 11 dhe 12 maj ju lutemi plotësoni një formular online për caktimin sipas preferencave tuaja të lëndëve të maturës nga kurrikula me zgjedhje që mund t'ju ofrojë shkolla jonë për vitin e ardhshëm shkollor 2020-2021. Mbi bazë të përzgjedhjes suaj drejtoria e shkollës do të krijojë klasat e 12-a për vitin e ri shkollor. Në formularin online (përgjigjet e të cilit kontrollohen drejtpërdrejt nga drejtoria e shkollës) ju duhet të deklaroni një adresë email dhe emrin e mbiemrin e nxënësit, të dhëna që do të shërbejnë për t'ju komunikuar klasën ku do të mësojë maturanti i vitit të ardhshëm. Mësuesit kujdestarë të klasave të 11-a do të komunikojnë me ju për t'ju sqaruar lidhur me plotësimin dhe dërgimin e formularit.

Ju faleminderit!

Linku i formularit online për lëndët me zgjedhje në klasat XII të vitit shkollor 2020-2021 (plotësohet nga nxënësit e klasave XI të vitit në vazhdim)



Udhëzuesi për vlerësimin e nxënësve për mbylljen e vitit shkollor 2019-2020
8.5.2020

ASCAP ka publikuar udhëzuesin për vlerësimin dhe mbylljen e vitit shkollor 2019-2020 në ndihmë të mësuesve, prindërve dhe nxënësve.

Udhëzuesi i ASCAP-it



Njoftim për aplikimet e reja me formularët A1 dhe A1Z
6.5.2020

Urdhri nr. 32 për periudhën e aplikimeve me formularët A1 dhe A1Z për maturantët dhe kandidatët (klikoni për ta shkarkuar)



Plani i masave për rikthimin në shkollë të maturantëve
5.5.2020

Linku për të shkarkuar planin e masave për zhvillimin e mësimit në klasë për maturantët në periudhën 18 maj - 5 qershor



Njoftim për zhvillimin e mësimit me maturantët në mjediset e shkollës
4.5.2020

Të dashur maturantë!

Në zbatim të urdhrit nr. 45 të ASCAP, ju do të vijoni mësimin në distancë (online nga shtëpia) edhe për dy javët e ardhshme, nga data 4 deri më 15 maj. Gjatë kësaj periudhe do të përsërisni vetëm lëndët që keni provim të detyruar apo që keni regjistruar si lëndë me zgjedhje. Nën drejtimin e mësuesve që ju kanë dhënë mësim gjatë vitit shkollor dhe në orarin e zakonshëm do të përgatiteni për programin që keni zhvilluar deri në datën 9 mars (pra, nuk do të përfshihen njohuritë e trajtuara online). Mësimi online për lëndët që nuk janë provim mature (edhe për maturantët që, pavarësisht se kanë ndjekur një lëndë provimi, por nuk e kanë zgjedhur atë lëndë për ta dhënë provim) ka përfunduar në datën 30 prill.

Nga data 18 maj deri në 5 qershor maturantët do të vijojnë përsëritjen në mjediset e shkollës. Prej portës së shkollës, përgjatë shkallëve dhe në korridor deri në klasën ku është caktuar secili maturant janë vendosur shenja dalluese për të ruajtur distancën prej 2m nga njëri-tjetri. Çdo maturant do të qëndrojë në shkollë 4 orë mësimore në ditë, sipas orarit të ri, duke zhvilluar nga një orë për çdo lëndë provimi.

Drejtoria ka caktuar klasën dhe ku do të qëndrojë secili maturant dhe një mësues kujdestar. Ju mund ta gjeni mjedisin ku jeni caktuar në listën në fund të orarit, nëpërmjet 5 shifrave të fundit të numrit ID të maturës (i cili gjendet tek formulari A1).

Shkolla do të dezinfektohet 7-10 ditë para fillimit të mësimit në klasë. Çdo ditë mjediset do të higjienizohen para hyrjes së maturantëve dhe vetëm personelit të domosdoshëm. Prej jush kërkohet respektimi i rregullave të reja me të cilat do të njiheni së shpejti.

Klikoni tek SKEDARI dhe tek PLANI I RIKTHIMIT NË SHKOLLË PËR MATURANTËT për t'u njohur me orarin, mjedisin e caktuar, rregullat që do të vendosen, etj.

Suksese!



Urdhri mbi përzgjedhjen e teksteve për vitin e ardhshëm shkollor
2.5.2020

Urdhri nr. 106 për përzgjedhjen, porositjen dhe shpërndarjen e teksteve për vitin shkollor 2020-2021 (klikoni për ta shkarkuar)



Udhëzim për vlerësimin në distancë
21.3.2020

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka hartuar një udhëzues për vlerësimin e nxënësve në kushtet e shtëpisë, i cili do t'u shërbejë mësuesve për mësimin në distancë.

Klikoni këtu për të shkarkuar udhëzimin



Njoftim për ndërprerjen e procesit mësimor dhe zhvillimin e orëve online
10.3.2020

Për shkak të epidemisë së COVID-19, me urdhër të MASR-së për një periudhë dyjavore prej datës 9.3.2020 ndërpritet procesi mësimor në shkollë.

Mësuesit po komunikojnë në grupe në WhatsApp dhe në internet me nxënësit duke zhvilluar temat e mësimit online. Në hapësirën e shkollës në Facebook jemi duke njoftuar për mundësinë e mësimit interaktiv nëpërmjet rrjeteve sociale. Aktualisht është aktiv një grup i përbashkët për secilën klasë, pavarësisht paraleleve.

Duke klikuar mbi tekst, do të shkarkoni udhëzuesin e përgatitur nga MASR për mësimin në kushtet e shtëpisë.

Maturantët mund të shkarkojnë nga faqja e QSHA-së botimet ndihmëse për provimet në të gjitha lëndët.

Gjithashtu duke klikuar këtë tekst hyni në platformën online Akademi.al, e cila ofron mësime online falas për të gjithë gjimnazistët.



Njoftim për data shtesë për regjistrim në Maturën 2020
24.1.2020

QSHA ka miratuar periudhën shtesë të aplikimeve me formularët A1/A1Z, për Maturën Shtetërore 2020, në datat 3 deri më 7 shkurt 2020.

Njoftohen të interesuarit që të paraqiten pranë sekretarisë së gjimnazit në këtë periudhë për të kryer aplikimin.



Njoftim për zëvendësimin e mësimit në datën 16 mars
22.1.2020

Me urdhër të posaçëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar Tiranë, mësimi i datës 26 nëntor 2019 (dita e shpallur pushim për shkak të tërmetit)

do të zëvendësohet në datën 16 mars 2020,

ditën e hënë, pas festës së Ditës së Verës.



Udhëzimi për datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2020
12.12.2019

Publikohet Udhëzimi nr. 28, datë 12.12.2019 "Për organizimin dhe zhvillimin e provimeve kombëtare të Maturës Shtetërore 2020"

Datat e provimeve janë:

Gjuhë e huaj: 8 qershor 2020

Gjuhë shqipe dhe letërsi: 11 qershor 2020

Matematikë: 15 qershor 2020

Lënda me zgjedhje: 18 qershor 2020

Këtë dokument në formatin .pdf mund ta shkarkoni duke klikuar mbi këtë link.



Udhëzues për veprimet në rast tërmeti në shkollë
02.12.2019

Për nxënësit dhe mësuesit

MASR ka shpërndarë një plan veprimi në rast tërmeti në shkollë, i cili iu adresohet të gjithë nxënësve dhe mësuesve, duke iu dhënë njohuritë themelore të shpëtimit nga katastrofa natyrore.

Këtë dokument në formatin .pdf mund ta shkarkoni duke klikuar mbi këtë link.



Njoftimi për olimpiadat kombëtare 2019-2020
22.11.2019

Faza e parë e olimpiadave do të zhvillohet në shkollë, në orën 12.00 të çdo dite sipas këtij kalendari:

11.12.2019 - Matematika

12.12.2019 - Fizika

13.12.2019 - Kimia

16.12.2019 - Biologjia

17.12.2019 - Informatika

18.12.2019 - Gjuha shqipe dhe letërsia

19.12.2019 - Historia

20.12.2019 - Gjeografia

Për udhëzuesin vjetor me kalendarin për të gjitha fazat klikoni KËTË LINK.



Publikohet rregullorja e Maturës Shtetërore 2020
08.11.2019

Të dashur maturantë!

MASR ka miratuar rregulloren e re të provimeve të Maturës Shtetërore 2020

Këtë dokument në formatin .pdf mund ta shkarkoni duke klikuar mbi këtë link.



Listat e nxënësve të kl. X-XI dhe orari i lëndëve me zgjedhje në kl. XII
14.9.2019

Publikojmë listat e nxënësve të klasave X dhe XI, si edhe tabelën me nxënësit e maturës me klasën paralele bërthamë dhe orarin për lëndët me zgjedhje. Në orët 4-7 të çdo dite maturantët do të ndahen në klasat/grupe sipas lëndëve të zgjedhura prej tyre. Këto grupe kur janë paralele dallohen me shkronja (A, B...), ndërsa klasat bërthamë ku zhvillohet kurrikula e detyruar shënohen me shifra (XII-1, XII-2...).

Klikoni këtu për listën e klasave X-XII (bërthamë)

Klikoni këtu për orarin e lëndëve me zgjedhje për secilin nxënës të klasave të maturës. Nxënësit janë renditur sipas klasave bërthamë.



Njoftim për kategoritë e nxënësve që përfitojnë tekste shkollore falas
9.9.2019

Në zbatim të vendimit të KM nr.107, datë 10.2.2010 “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, i ndryshuar, përfitojnë tekstet shkollore falas nxënësit e gjimnazit që:

a) gëzojnë statusin e jetimit (sipas ligjit mbi statusin e jetimit);

b) nxënësit / fëmijë të policëve të rënë në detyrë;

c) vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për punë (KMCAP-së), sipas pikës 3 të nenit 7 të ligjit nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, i ndryshuar;

d) vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti (u jepen tekstet shkollore në përdorim falas);

e) vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura. (Familjarët/prindërit e tyre duhet t’i blejnë vetë tekstet me fature tatimore dhe më pas të rimbursohen konform udhëzimeve të MFE dhe MASR).

Përfituesit e teksteve falas janë të lutur të dorëzojnë në drejtorinë e shkollës dokumentacionin përkatës brenda datës 10 shtator 2019.

Klikoni këtu për VKM nr. 107, datë 10.2.2010, (përditësuar me ndryshimet)



Njoftim për vlerësimin e disa mësuesve për efekt lëvizjeje paralele të detyrueshme
29.8.2019

Sot, në datën 29 gusht 2019 drejtoria e shkollës "Perikli Ikonomi" Fier shpall vlerësimin me shtojcën 2.1, sipas udhëzimit përkatës, të mësuesve të lëndëve gjuhë-letërsi, gjuhë italiane, biologji-kimi dhe histori-gjeografi, pasi parashikohet të mos plotësohen me normë mësimore për vitin shkollor 2019-2020.

Mësuesit kanë të drejtë që të ankohen me shkrim në drejtorinë e shkollës brenda 3 ditëve pune, deri në orën 14.00 të datës 2 shtator 2019

Klikoni këtu për shpalljen e rezultateve të vlerësimit



Për kryetarët e këshillave të prindërve
26.8.2019

Të nderuar kryetarë të këshillave të prindërve!

Në datën 29 gusht 2019, ora 09.00, në drejtorinë e shkollës përsëritet vlerësimi i dosjeve të mësuesve të lëndëve gjuhë-letërsi, gjuhë italiane, biologji-kimi dhe histori-gjeografi, pasi nuk plotësohen me normë mësimore sipas akteve nënligjore në fuqi.

Ju jeni të lutur të merrni pjesë në vlerësimin e disa mësuesve, si përfaqësues të prindërve në klasat ku japin mësim këta mësues. Vlerësimi juaj mbështetet në udhëzimin e MASR-së nr. 13, datë 22.5.2019 për punësimin e mësuesve. Ky proces përsëritet pasi Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka detajuar procedurën.

Faleminderit!



Për maturantët e rinj të vitit shkollor 2019-2020
23.8.2019

Të dashur nxënës që filloni sivjet klasën e 12-të!

Mbështetur në preferencat tuaja (duke u nisur nga preferenca e parë) të shprehura në muajin maj, duke pasur parasysh numrin e orëve mësimore që duhet të plotësoni sipas udhëzimit për planin mësimor të gjimnazit, drejtoria e shkollës ka hartuar listën e lëndëve me zgjedhje që do të mësoni gjatë vitit shkollor 2019-2020. Përveç tyre ju do të mësoni edhe lëndë të kurrikulës me bazë shkolle (pa notë), sipas mundësive që ka shkolla.

Ju mund të informoheni për listën duke klikuar në këtë faqe tek menyja ORGANIZIMI - KLASAT, LËNDËT. Lista do të afishohet edhe në hyrje të shkollës.

Meqenëse lëndët janë caktuar në bazë të formularëve të nënshkruar prej vetë nxënësve, si edhe për arsye se këto preferenca po pasqyrohen edhe në orarin e mësimeve dhe në llogaritjen e personelit mësimor, kjo listë nuk mund të ndryshohet tani.

Mbi bazën e lëndëve të përcaktuara ju duhet të pajiseni me tekstet përkatëse sipas tabelës së publikuar në menynë ORGANIZIMI - TEKSTET SHKOLLORE.

Suksese!



Regjistrimi i nxënësve në klasën 10
10.8.2019

Të dashur nxënës!

Duke filluar nga data 12 gusht fillojnë regjistrimet e nxënësve për klasat e dhjeta. U bëjmë thirrje nxënësve të klasave të nënta që kanë plotësuar formularin e regjistrimit paraprak në muajin maj, si edhe nxënësve të tjerë që kanë dëshirë të ndjekin gjimnazin tonë, që të paraqiten në orarin 9.00-13.00. Në shkollë do të ketë në dispozicion punonjës që do të pranojnë dokumentet e regjistrimit.

Fillimisht ju duhet të dorëzoni dëftesën e lirimit, ndërsa formularin e regjistrimit ku do të shprehni edhe preferenca të ndryshme që keni do ta plotësoni në shkollë. Edhe nëse nuk jeni pajisur ende me dëftesën e lirimit, ju mund të regjistroheni duke nënshkruar deklaratën e regjistrimit.

Mirë se vini!



Për sesionin e dytë (vjeshtë) të Maturës Shtetërore 2019
2.8.2019

Njoftohen maturantët mbetës në vjeshtë (mbetës në klasë për në vjeshtë, apo mbetës në provimet e qershorit), maturantë të tjerë të viteve të kaluara që kanë provime mature pa kaluar dhe që nuk janë regjistruar këtë vit, si edhe kandidatë që dëshirojnë të regjistrohen në sistemin e maturës 2019 për herë të parë sivjet, se sesioni i vjeshtës fillon prej datës 21 gusht si vijon:

Në datën 21.8.2019, ora 10.00, zhvillohet në mjediset e shkollës provimi i klasës në lëndën e gjuhës shqipe për maturantin që ka mbetur në klasë në vjeshtë.

Në datat 21-23 gusht nëpërmjet portalit e-albania.al duhet të regjistrohen me formularin A1Z maturantët e viteve të kaluara që nuk u regjistruan këtë vit në sistemin e maturës. Brenda datës 23 gusht, ora 12.00, ata duhet të paraqiten në shkollë për të konfirmuar regjistrimin dhe për të firmosur formularin A1Z.

Maturantët që kanë mbetur në provimet e qershorit janë të regjistruar për provimet e vjeshtës në lëndën ku kanë mbetur.

Provimet e sesionit të vjeshtës të maturës zhvillohen në këto data:

Gjuhë e huaj e detyruar: 27 gusht 2019

Gjuhë shqipe dhe letërsi: 30 gusht 2019

Matematikë: 3 shtator 2019

Me zgjedhje: 6 shtator 2019

Vendi ku do të zhvillohen provimet do të njoftohet në datën 24 gusht, pasi të përcaktohet nga ZVA Fier.



Për kryetarët e këshillave të prindërve
2.7.2019

Të nderuar kryetarë të këshillave të prindërve!

Në datën 5 korrik 2019, ora 12.00, në drejtorinë e shkollës zhvillohet vlerësimi i dosjeve të mësuesve të lëndëve gjuhë-letërsi, gjuhë italiane, biologji-kimi dhe histori-gjeografi, pasi nuk plotësohen me normë mësimore sipas akteve nënligjore në fuqi.

Ju jeni të ftuar të merrni pjesë në vlerësimin e disa mësuesve, si përfaqësues të prindërve në klasat ku japin mësim këta mësues. Vlerësimi juaj mbështetet në udhëzimin e MASR-së nr. 13, datë 22.5.2019 për punësimin e mësuesve.

Faleminderit!



Regjistrimi paraprak në klasën X
17.5.2019

Njoftohen të gjithë nxënësit e klasave të nënta se regjistrimi paraprak për në klasën X në gjimnazin tonë vijon deri në fund të muajit maj. Pas datës 27 maj kanë të drejtë të regjistrohen me formularin e përzgjedhjes së lëndëve edhe nxënës të shkollave jashtë zonës sonë të mbulimit.



Mbi përzgjedhjen e teksteve shkollore
14.5.2019

Në datën 17 maj 2019, ora 11.00, në gjimnazin "P.Ikonomi" kryhet përzgjedhja e teksteve për vitin shkollor 2019-2020. Janë të ftuar të monitorojnë procesin edhe prindër të interesuar.







KALENDARI I VITIT MËSIMOR 2023-2024

Ditët e mësimit në vitin shkollor 2023-2024

UDHËZUESI PËR KURRIKULËN E GJIMNAZIT

Udhëzuesi i IZHA-s për zhvillimin e kurrikulës së re në gjimnaz, tetor 2016

URDHRI PËR STRUKTURËN E VITIT SHKOLLOR 2023-2024

Datat e fillimit, pushimeve, përfundimit...

ORARI MËSIMOR I SHKOLLËS

për vitin shkollor 2023-2024

RREGULLORJA E BRENDSHME

tetor 2021

UDHËZIMI PËR VITIN SHKOLLOR 2023-2024

nr 15, datë 24.7.2023

PLANI VJETOR I SHKOLLËS

për vitin shkollor 2023-2024

PLANI AFATMESËM

2022-2026

UDHËZIMI PËR NORMAT MËSIMORE Nr.14, datë 10.7.2023

i ri

KARTA E PERFORMANCËS

për vitin shkollor 2022-2023

KONTRATA KOLEKTIVE

e punës në arsimin parauniversitar 2023-2027

LIGJI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

nr. 10221, datë 4.2.2010

UDHËZIMI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

të nxënësve, prindërve/kujdestarëve të tyre dhe punonjësve arsimorë, nr. 12, datë 27.4.2018, (i ndryshuar)

STANDARDET PROFESIONALE TË MËSUESIT TË GJIMNAZIT

IZHA 2016

UDHËZIMI PËR PUNËSIMIN E MËSUESVE

Nr. 8, datë 3.5.2024

RREGULLORJA PËR FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE ARSIMORE PARAUNIVERSITARE

prej datës 28.1.2020 zëvendëson Dispozitat Normative

UDHËZIMI PËR DREJTORIN DHE NËNDREJTORIN E SHKOLLËS

nr.22, datë 13.11.2023, i ndryshuar

RREGULLORJA E OLIMPIADAVE

në fuqi prej datës 23.1.2020

PASQYRA E MUNGESAVE

të nxënësve dhe renditja e klasave për treguesin mungesa për nxënës

RAPORTI VJETOR

për vitin shkollor 2022-2023

Datat e zhvillimit të olimpiadave kombëtare

për vitin shkollor 2023-2024

RRETH NESH

Gjimnazi “Perikli Ikonomi” hapi dyert për herë të parë në fillim të vitit shkollor 1984-1985 duke përfshirë fillimisht nxënës të viteve të dyta të gjimnazit të vjetër, nxënës të shkollës së mesme të ndërtimit dhe të shkollës së muzikës. Një vit më vonë u kthye tërësisht në shkollë të mesme të përgjithshme duke u njohur si gjimnazi i ri. Mori emrin e njërit prej figurave të njohura të arsimit tonë kombëtar, mësuesit Perikli Ikonomi. Për mbi një dekadë ky gjimnaz numëronte deri në 1200 nxënës në vit, ndërsa aktualisht në të mësojnë rreth 500 nxënës dhe japin mësim mbi 30 mësues.

Që në fillimet e veta u profilizua si qendër e aktiviteteve sportive, duke pasur edhe mjediset më të përshtatshme në qytetin e Fierit. Nxënësit e gjimnazit të ri vazhdimisht shquhen në konkurset, kampionatet dhe olimpiadat lokale duke i dhuruar shkollës një seri medaljesh dhe titujsh fitoreje në të gjitha fushat e jetës kulturore e artistike të institucioneve arsimore në Fier.

Shkolla është rikonstruktuar së fundmi në vitin 2017 dhe ka veç laboratorëve të tjerë, edhe dy kabinete të mësimdhënies digjitale, palestër, si edhe terrenin sportiv më të madh ndër shkollat e qytetit të Fierit.

Gjimnazi “Perikli Ikonomi” e lidh emrin e vet me shumë njerëz të suksesshëm të qytetit që studiuan në këtë shkollë dhe mësues të vlerësuar në qytet, të cilët dhanë kontributin e tyre këtu për vite me radhë.

Portfolio Image
Mbyll

Gjimnazi i Ri

Prej vitit 1984

Ndërtimi i shkollës së re filloi në vitin 1982, ndërsa në vitin 1984, me rastin e festave të nëntorit, filloi të funksionojë si shkollë e bashkuar me nxënës të viteve të dyta të gjimnazit të vjetër, nxënës të shkollës së mesme të ndërtimit dhe nxënës të arsimit 8-vjeçar të transferuar nga shkolla artistike.

Në vitin shkollor 1985-1986 funksionoi vetëm si shkollë e mesme e përgjithshme, e njohur si gjimnazi i ri, emër me të cilin vijon të njihet edhe sot. Në vitet e para të saj shkolla ka pasur deri në 1200 nxënës, nivel të cilin e ka ruajtur deri në vitet 2000.

Aktualisht shkolla ka rreth 500 nxënës të qytetit të Fierit dhe rrethinave. Shkolla ka një sipërfaqe të territorit prej 13300 m2 dhe sipërfaqe të objektit 1298 m2. Ka 4 kate me 36 mjedise për klasa, laboratorë, zyra, palestër dhe hapësira ndihmëse. Është nga të paktat shkolla në qytet që ka ruajtur një fushë sportive funksionale. Shkolla ka pasur një rikonstruksion të pjesshëm në vitin 1999 me një donacion nga një organizatë katolike amerikane. Në vitin shkollor 2016-2017 ndërtesës iu krye rikonstruksion i plotë me fonde të Bashkisë Fier.

Portfolio Image
Mbyll

Perikli Ikonomi

1892-1977

"Mësues i Merituar"

Personalitet i shquar i arsimit shqiptar që në vitet e para të Shqipërisë së pavarur, erudit dhe patriot i devotshëm për çështjen kombëtare.

Ishte nxënës i shkollës së Korfuzit dhe i gjimnazit "Zosimea" në Janinë. Në vitet '30 ishte drejtori i shkollës femërore dhe më pas i shkollës nr. 1 në Fier.

Autor i teksteve të para shkollore për gjeografinë "Atdheshkronja e plotë", "Atdheshkronja praktike", "Mineralogjia" dhe botimeve shkencore si "Tomorri dhe Dodona pelazgjike".

Portfolio Image
Mbyll

Aktivitet kulturor

23 maj 2018

Sesion shkencor kushtuar figurës së Perikli Ikonomit, emrin e të cilit mban kjo shkollë. Maj 2018.

Portfolio Image
Mbyll

Koncert

nga folklori i trevës ku gjendet qyteti i Fierit

Grupet artistike të shkollës

Portfolio Image
Mbyll

Procesi mësimor

2018

Maturantët në paraprovim.

Kreu